Skip to content

Atentati në Fier, të vëllait të Shkëlzen Kastratit i bënë pritë por nuk e vranë dot. I arrestuar për gjobvënie dhe…

Detaje të reja dalin në dritë nga ekzekutimi që ndodhi paraditen e sotme në Fier.

Burime bëjnë me dije për Faxëeb.al se Shkëlzen Kastrati, i cili u ekzekutua sot me dy plumba është vëllai i Klement Kastratit,  të cilit po ashtu i është bërë një atentat 5 vite më parë në Fier, nga i cili mbeti i vrarë një prej miqve të tij Granit Kasaj.

Klement Kastrai i vëllai i viktimës së sotme ka qenë i arrestuar nga policia për gjibvënie dhe trafik droge.

Ngjarja sot

Shkëlzen Kastrati është personi i ekzekutuar me dy plumba paraditen e sotme në Fier.

Kastrati u ekzekutua pak minuta më parë pranë zonës së tregut në Sheq të Fierit, teksa ishte duke lëvizur me mjetin e tij “Mercedes Benz”, ndërsa trupi qendroi për minuta të tëra brenda në makinë.

Gazetarja e Fax Neës Fatmira Bajrami raporton live nga vendngjarja se Kastrati është gjetur i vdekur brenda automjetit të tij tip “Mercedez Benz”, i vrarë me armë zjarri, me dy plumba.

Siç shihet dhe nga pamjet makina ku gjendet trupi i viktimës ka dalë jashtë rrugës dhe është përplasur me një tjetër mjet, duke qenë se drejtuesi ka humbur kontrollin pasi është qëlluar me armë.

Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Sheqit, e cila është një pikë mjaft e mbipopulluar në qytetin e Fierit. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë së Fierit, që po krehin zonën dhe po punojnë për kapjen e autorëve.

Duke qenë se ngjarja ka ndodhur në një orar kur zona ka pasur prani të madhe qytetarësh, Policia është duke shoqëruar dëshmitarë që mund të kenë parë skemën në të cilën kanë ndodhur krimi.

Mjeti me të cilin dyshohet se kanë lëvizur autorët është duke u djegur në momentet që flasim në zonën ku do të ndërtohet spitali i ri rajonal i Fierit.

 

/faxweb