Skip to content

Kur bota do t’i kthehet normalitetit? Ekspertët bëjnë parashikimin e bujshëm pas nisej së procesit të vaksinimit

Jeta në mbarë botën nuk do të kthehet në normalitet për dy ose tri vjet, bazuar në shkallën e përhapjes aktuale të vaksinimit, megjithëse ka shenja të hershme që vaksinimi po ndikon në rënien e numrit të rasteve ditore në Mbretërinë e Bashkuar.

Duke folur për Sky News, Clare Wenham, asistente e politikës globale shëndetësore në “London School of Economics”, deklaroi se pandemia e koronavirusit nuk do të përfundojë derisa të mbrohet popullsia e botës.

“Për momentin, të dhënat tregojnë se deri në vitin 2023/24 vaksinat nuk do të mund të shpërndahen tek të gjithë”, tha ajo.

“Kjo është një kohë e gjatë. Dhe shpërndarja e disa vaksinave tani mund të na shpjerë më shpejtë në normalitet”, theksoi ekspertja.

Sipas saj, edhe nëse popullata e Mbretërisë së Bashkuar të ishte vaksinuar, kufizime të tilla si kontrollet kufitare do të vazhdonin të ekzistonin për shkak të kërcënimit të paraqitur nga variante rezistente të koronavirusit.

/faxweb