Skip to content

“Shqipëria fiton Shëndetësinë”/ Basha publikon videon: Mjekët dhe infermierët nuk do ta braktisin më vendin

Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar një video teksa rikujton programin e PD ‘’Shqipëria fiton Shëndetësinë’’ që e prezantoi po sot bashkë me ekspertët.

Basha thotë se me programin e PD mjekët dhe infermierët nuk do ta braktisin më vendin siç kanë bërë në vitet e fundit, madje përkundrazi do të rritet numri i mjekëve si dhe një fakultet të ri mjekësor.

Po ashtu ai rikujton që paga e infermierëve do të bëhet 700 euro dhe e mjekëve 1200 euro.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Në programin tonë “Shqipëria fiton Shëndetësinë”, paga e infermierëve do të bëhet 700 euro dhe e mjekëve 1200 euro. Ne do të rrisim numrin e mjekëve dhe do të hapim një fakultet të ri mjekësor në Shqipëri. Mjekët dhe infermierët nuk do ta braktisin më vendin.