Skip to content

Turqia: Angazhimi i Kosovës për të hapur ambasadë në Jerusalem në kundërshtim me rezolutat e OKB-së

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme te Turqise, Hami Aksoy dha një përgjigje me shkrim për pyetjen e bërë në lidhje me angazhimin e Kosovës për të hapur një ambasadë në Jerusalem.

Duke kujtuar se marrëdhëniet diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit ishin vendosur me një marrëveshje të nënshkruar dje [01.02.2021], Aksoy vuri në dukje se brenda kësaj kornize, ishte e kuptueshme që Kosova bëri një angazhim për të hapur ambasadë në Jerusalem.

“Angazhimi në fjalë i Kosovës përbën një shkelje të ligjit ndërkombëtar, veçanërisht ndaj rezolutave të Kombeve të Bashkuara (OKB) që janë miratuar për këtë çështje. Është e qartë se një hapi i ndërmarrë në këtë drejtim nuk do t’i shërbejë kauzës palestineze dhe do të dëmtojë vizionin e zgjidhjes me dy shtete”, shprehet zëdhënësi i Ministrisë në përgjigjen e tij me shkrim.