Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare 2-ditore në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV), gjatë ditës së dytë u prit në takim nga Presidenti, Ersin Tatar.
Kurse në ditën e parë të vizitës u prit veç e veç në takim nga Kryetari i Kuvendit të Republikës, Onder Sennaroglu dhe Kryeministri, Ersan Saner.
Së pari Çavusoglu u takua me Kryetarin e Kuvendit të Republikës, Onder Sennaroglu.
Shefi i diplomacisë turke duke rikujtuar se në çështjen e Qipros, Kombet e Bashkuara, pas propozimit të Turqisë, po përpiqen të organizojnë një mbledhje jozyrtare të 5+1, u shpreh duke thënë: “Ne do të vlerësojmë së bashku me Presidentin e Republikës Turke të Qipros së Veriut, Ersin Tatar Ministrin e Punëve të Jashtme, Tahsin Ertugruloglu dhe miqtë e tjerë në delegacionin negociues se çfarë qëndrimi do të shfaqim në procesin e negociatave në lidhje me interesat e popullit turk të Qipros”.
Kurse Sennaroglu tha: “Ajo që do të na lumturonte ne në një zgjidhje të mundshme është garancia efektive dhe aktuale e Turqisë, që për ne si palë turke, është e pazëvendësueshme. Populli ynë ndjen një besim të madh tek kjo”.
Ministri Çavusoglu, në takimin me Kryeministrin Ersan Saner e përgëzoi atë për suksesin në luftën kundër koronavirusit.
“Në procesin në vijim, në mënyrë që të vaksinohen të gjithë ata që duhet të vaksinohen, vaksinat e mjaftueshme do t’i dërgojmë në RTQV sa herë që vaksinat të mbërrijnë në Turqi. Ne në këtë aspekt nuk do ta lëmë vetëm popullin turk të Qipros”.
Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu vizitoi edhe homologun e tij, Tahsin Ertugruloglu.
