Skip to content

Përfshihet nga flakët një automjet në Fier, dyshimet e para (FOTO)

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjën e sotme në fshatin Ferras të Fierit.

Bëhet fjalë për një automjet tip “Mitsubishi” në pronësi të shtetases me inicialet V.N., ndërkohë dyshimet e para janë që zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti në kroskot.

Njoftimi i policisë:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:00, në fshatin Ferras, ka marë flakë mjeti tip “Mitsubishi” në pronësi të shtetases V. N.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në kroskot të automjetit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb