Skip to content

Meta kujton Dritëro Agollin: Shumë mall për ty mik i shtrenjtë!

Ditën e sotme Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kujtuar katër vjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit Dritëro Agolli.

Kreu i Shtetit shkruan në rrjetet sociale se Dritëroi do të jetë gjithmonë pranë nesh me idetë e tij të vyera në letërsi, art dhe politikë.

Postimi i plotë:

Dritëroi ynë i madh dhe i paharruar dritëron përjetë në çdo varg, libër, mesazh e këshillë të mençur, që na la trashëgim të gjithëve.

Me rrënjët e thella në popull, shprehës i fuqishëm i shpirtit të shqiptarit të thjeshtë, të ndershëm, punëtor e patriot, Dritëroi do të jetë gjithmonë pranë nesh me idetë e tij të vyera në letërsi, art dhe politikë.

Shumë mall për ty mik i shtrenjtë, që na mungon kaq shumë!