Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Riljon Lalën, 30-vjeçarin i cili u arratis nga ambientet e paraburgimit, disa javë më parë.
Lala u kap me armë pa leje në zonën e Ali Demit, në fillim të janarit, por në momentin që ai po shoqërohej për në gjykatë për tu njohur me masën e sigurisë i riu u shpëtoi nga duart policëve që po e shoqëronin duke u arratisur.
Për rreth një muaj ai u fsheh në një banesë të marrë me qira në zonën e Ali Demit. Por, ai u lokalizua nga policia dhe pasditen e kësaj të hëne u vu në pranga.
Përpara gjykatës ai nuk ka thënë asnjë fjalë, ndërsa togat e zeza kanë pranuar kërkesën e prokurorisë duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, pa afat për “armëmbajtje pa leje”.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb
