Edhe ketë vit Tirana i është bashkuar nismës se ditës botërore pa makina. Aktivitet jane zhvilluar ne zona te ndryshme te kryeqytetit nga ku jepej mesazhi per shmangien e makinës te paktën per nje dite dhe përdorimin e mjeteve te tjera te transportit.

 

Por a është e mundur te kryesh pune ne Tirane pa makine dhe kur transporti publik nuk është ende ne standardet e duhura?

 

Per te ulur përdorimin e makinave dhe ndotjen e ajrit ne Tirane, kryetari i bashkisë tha se së shpejti ne linjat e transportit publik do te hyjnë mjete elektrike. Veliaj ftoi operatoret privat te linjave urbane te vene ne funksion autobusë qe punojnë me energji.

 

Po ashtu bashkia ka vendosur shtimin e zonave pedonale ne kryeqytet. Pas qendrës, sheshi “Nene Tereza” do te jete hapësira tjetër pedonale ku do te ndalohet plotësisht lëvizja e makinave.

 

Aktivitet sensibilizuese per ditën pa makina u përqendruan ne sheshin “Nene Tereza”, ne qendër .Ne  zonën e bllokut dhe ne sheshin pas Ministrisë se Arsimit.  Edhe pse numri i makinave ketë dite nuk ishte reduktuar, per fat te mire nuk kishte trafik dhe rendim te qarkullimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko