Skip to content

Bënte kërdinë duke vjedh ushqime dhe sende, arrestohet ‘skifteri’ shqiptar në Itali

Policia italiane ka arrestuar pasditen e të martës një shqiptar i cili ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Milanos me 4 vite e 9 muaj burg.

Shqiptari në dënimin e parë akuzohej si pjesëmarrës i një bande kriminale të cilët kishin kryer një sërë vjedhjesh në disa zona të Italisë.

Sipas hetimeve shqiptari i përkiste një grupi kriminal të përbërë prej 10 personash, të cilët kishin grabitur një sërë biznesesh dhe shtëpi private.

Përveç parave grupi vidhte dhe ushqime të cilat i grumbullonin në një qilar ku dhe strehoeshin. Shqiptari akuzohet se ka kryer vjedhje me dhunë, madje për të fshehur gjurmët, gjithmonë pas ndonjë grabitje, digjte makinat që përdorte.

(R.G/Faxweb)

/faxweb