Këtë të mërkurë qeveria shqiptare, me në krye ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka firmosur kontratën për ndërtimin e hekurudhës së re Tiranë-Durrës.
Kjo procedurë financimi vjen pas më shumë se tre vitesh projektim. Është një investim strategjik për Hekurudhën shqiptare, që sipas Ramës përkon edhe me vizionin e Metropolit Europian Tiranë-Durrës.
Balluku tha se firma INC/SPA, kompania italiane ka përmbushur të gjitha kriteret teknike dhe ka paraqitur ofertën më të mirë për projektin. Puna do të vijojë për 30 muaj, thënë ndryshe pritet që të finalizohet verën e vitit 2023.
MIE do të ndjekë ecurinë e projekit për të siguruar procesin për mos pengim dhe vonesa burokratike dhe për të ofruar transparencë të plotë, por dhe për të siguruar bashkëpunim dinjitoz midis palëve.
(E.G/Faxweb.al)
/faxweb



