Dhunohet nënkryetari i Bashkisë Gjirokastër

Një debat mes nënkryetarit të Bashkisë se Gjirokastres dhe topografit të prefekturës ka përfunduar në dhunë brenda institucionit.

 

Sipas policisë Shefqet Alikaj goditi me grushta Aurel Lapajn në zyrën e tij. Ngjarja ndodhi rreth mesditës. Pas ngjarjes nënkryetari i bashkisë shkoi i gjakosur në komisariat ku edhe beri denoncimin. Te dy zyrtaret lokale ndodhen ne ambientet e komisariatit ku po merren ne pyetje ne lidhje me ngjarjen.

 

Kryetarja e Bashkisë Gjirokastër, Zamira Rami dënoi dhunën e ushtruar, ndërsa kërkoi që autori të vendoset para drejtësisë.