Psikologia Paola Kamberaj ishte e ftuar në emisionin ‘Me Xhaxhiun’ ku foli mbi fenomenin shqetësues të shoqërisë shqiptare, dhunën në familje. Ajo u shpreh se në rastet më të shpeshta ndodh që fëmijët dhunojnë prindin e tyre për shkak të problemeve që kanë me pronësinë ose për çështje ekonomike.
Sipas psikologes Kamberaj shoqëria shqiptare vazhdon të jetë një shoqëri agresive dhe kjo vjen si rezultat i sjelljeve të trashëguara nga njëri brez në tjetrin, pasi sot ne bëjmë sjellje që i shikojmë nga prindërit tonë, ndërsa prindërit tonë bëjnë sjellje që i kanë parë nga prindërit e tyre.
“Sot po ndodh që pikërisht moshat e treta të brakstisen të dhunohen dhe aq më keq nga fëmijët e tyre. Arsyjet janë nga më të ndryshmet pse po ndodhin këto. Rastet më të shpeshta që i kam dëgjuar kanë qenë kryesisht problematika e pronave dhe çështjet ekonomike të cilat kanë arritur të dhunojë fëmija prindin e vet në moshë të thyer në gjendje jo të mirë shëndetësore përveçse fizike edhe psikologjike.
Vazhdojmë të jemi shoqëri agresive fatkeqësisht dhe kjo falë sjelljeve të trashëguara nga njëri brez në tjetrin. Ne bëjmë sot sjellje të cilat i kemi parë nga prindërit tonë, dhe prindërit tonë nga prindërit e tyre dhë kështu është e trashëguar. Fusim këtu edhe gjaknxehtësinë që karakterizon popullin e Ballkanit edhe të Mesdheut, por asnjëra nga këto nuk justifikon përdorimin e dhunës.”- tha psikologia Kamberaj.
(B.D/Faxweb.al)
/faxweb
