Një sherr me thika ka ndodhur në Kuçovë, ku ka mbetur i plagosur rëndë një 34-vjeçar me inicialet F.K. Lidhur me ngjarjen Policia ka arrestuar si autor të dyshuar 21-vjeçarin Roul Brisku.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Vrasja me dashje” e mbetur në tetativë.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. B., 21 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Kuçovë.
Arrestimi i tij u bë pasi, për motive të dobëta, e ka goditur me mjet prerës (thikë) në trup duke i shkaktuar plagë të rënda, shtetasin F. K., 34 vjeç, banues në Kuçovë, i cili po mer ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Vrasja me dashje” e mbetur në tetativë.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb
