Një plagosje me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Beratit.

Policia njofton se 21-vjeçari R. B. ka goditur me thikë një 34-vjeçar, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. B., 21 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Kuçovë.

Arrestimi i tij u bë pasi, për motive të dobëta, e ka goditur me mjet prerës (thikë) në trup duke i shkaktuar plagë të rënda, shtetasin F. K., 34 vjeç, banues në Kuçovë, i cili po mer ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Vrasja me dashje” e mbetur në tetativë.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re