Skip to content

Aksident i rëndë në vend, humb jetën një person, një grua në gjendje të rëndë

Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë mesditë në aksin rrugor Belsh-Kuçovë. Një makinë e cila drejtohej nga shtetasja A.GJ, 39-vjeç ka përplasur një motoçikletë, e për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i kësaj të fundit i identifikuar si Sabri Bazati. E plagosur ka mbetur dhe pasagjerja në motoçikletë, e cila u dërgua menjëherë në spital në gjendje të rëndë.

Njoftimi policisë:

Në askin rrugor Belsh – Kuçovë, në fshatin Dëshiran mjeti tip “Volkswagen”, me drejtuesen shtetasen A.Gj., 39 vjeç, banuese në Elbasan , është përplasur me një motoçiklet me drejtues shtetasin S. B., banues në fshatin Dëshiran.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës dhe është plagosur shtetasja Z.Z., e cila ishte pasagjere në motoçiklet dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimore ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakt të aksidentit.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb