Vlorë
Ekzekutohet vendimi i Gjykatës për një shtetas të shpallur në kërkim.
Nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Vlorë është ekzekutuar vendimi i formës së prerë të Gjykatës së Apelit Vlorë për shtetasin Arianit Kondi, 42 vjeç, banues në Vlorë, i cili është dënuar me 8 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me dashje“ dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Ky shtetas, në datën 20.04.2017, gjatë një konflikti, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Ergys Gjoveshaj ngjarja ka ndodhur në një lokal në ujë të ftohtë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
/faxweb



