Skip to content

“Franca nuk na imponoi njohjen e Kosovës”, presidenti i Serbisë zbardh detaje nga takimi me Macron: Mos ta mbajmë kot me shpresa popullin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zbardhur ditën e sotme detaje nga takimi me homologun francez, Emmanuel Macron, të mbajtur në datë 1 shkurt në Paris.

Presidenti Vuçic deklaron se Macron jo vetëm që nuk ka dëshirt’i imponojë atyre njohjen e Kosovës, por madje ka treguar dhe dëshirë për të dëgjuar palën serbe, raporton “Tanjug”.

Ndër të tjera, presidenti i Serbisë i tha popullit të tij se nuk duhet të ushqejnë shpresa të rreme për njerëzit dhe të thonë që gjërat janë të mrekullueshme në lidhje me Kosovën.

“Franca e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por ajo që është e rëndësishme për Serbinë është që presidenti i saj, Emanuel Macron, jo vetëm që nuk ka dëshirë të imponojë pikëpamje të tilla, por tregon një dëshirë për ta dëgjuar palën serbe, gjë që zakonisht nuk ndodh me shumë vende që kanë njohur Kosovën

Sa i përket Kosovës dhe Metohisë, ne së pari nuk duhet të ushqejmë shpresa të rreme për njerëzit tanë dhe të themi se sa gjëra të mrekullueshme janë në Kosovë dhe Metohi. Ata nuk janë dhe nuk do të jenë. Kushdo që thotë se janë, është gënjeshtar. Ne duhet të luftojmë për interesat e njerëzve tanë, për të luftuar për sigurinë e tyre dhe për t’i mbrojtur interesat e Serbisë”, tha Vuçiq, i cili shtoi se nuk është e vërtetë që gjërat në Kosovë dhe Metohi do të jenë vaj”, tha sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Tanjug.

(E.H/Faxweb.al)

 

/faxweb