Dy persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale në qytetin e Vlorës.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se një person i identifikuar me inicialet F.C është arrestuar pasi ka tentuar të vjedh bagëtitë e një shtetasi.
Ndërkohë në pranga ka rënë dhe një 40-vjeçar i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe pa lejen përkatëse.
Njoftimi:
Vlorë
Arrestohen 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi i shtetasit F. C., banues në Vlorë, pasi ka tentuar të vjedhë bagëtitë e një shtetasi.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Z. A., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa lejen përkatëse.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



