Një nga krizat alarmante për të cilat nuk është duke u diskutuar shumë në media, është ajo e shëndetit mendor te fëmijët.

Ekspertë, psikologë, mësues dhe prindër, kanë ngritur shqetësimin se shëndeti mendor i fëmijëve është duke u përkeqësuar ditë pas dite.

Rod Grant, drejtori i shkollës Clifton Hall në Edinburg, është shprehur se fëmijëve u është implementuar ideja se nese dalin jashtë për të luajtur në park, dikush tjetër do të vdesë si pasojë e veprimeve të tyre. E gjithë kjo, sipas Grant, vjen si pasojë e informacioneve në media të cilat përhapin shumë panik, raporton Vizion Plus.

Edhe Kolegji Mbretëror i Psikiatërve, në Mbretërinë e Bashkuar, argumenton se mbyllja e shkollave dhe bllokimi i vendit, po shkaktojnë krizën e shëndtetit mendor te fëmijët, krizë e cila mund të jetë dëmtuese gjatë gjithë jetës së tyre.

Ajo çfarë e bën akoma edhe më shumë alarmante këtë situatë, janë rezultatet e një sondazhi i cili është i kryer para pandemisë, në vitin 2019. Sondazhi i mësuesëve tregon se shëndeti mendor i nxënësve të tyre është në pikën e krizës, rezultate këto vetëm të vitit 2019. Më shumë se 80 përqind e mësuesve pohuan se shëndeti mendor midis nxënësve në Angli ishte përkeqësuar gjatë dy viteve të mëparshme.

Eksperët janë duke i bërë thirrje qeverisë dhe organeve përgjegjëse se fëmijët do të kenë nevojë për shumë mbështejte psikologjike kur shkollat të rihapen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re