Skip to content

Tronditet klubi italian: presidenti, në arrest për 200 mijë euro cash

Presidenti i klubit italian të futbollit Novara, i cili garon në Serinë C, Marcello Cianci, dha dorëheqjen sepse u kap me një zarf që përmbante 200 mijë euro para të gatshme.

Ai është një biznesmen lokal i cili ka drejtuar klubin që nga fundi i vitit 2019 dhe sipas “Gazeta delo Sport” policia e ndaloi atë në Kalabri disa ditë më parë dhe gjeti zarfin e përmendur.

Zarfi me paratë ishte në korskotin e makinës dhe Cianci nuk mund të jepte një shpjegim të arsyeshëm për zotërimin e kaq shumë parave në cash, kështu që shuma u konfiskua dhe u hap një hetim kundër tij.

Klubi i futbollit Novara lëshoi ​​një deklaratë në të cilën tha se incidenti nuk kishte asnjë lidhje me klubin dhe se ishte një çështje personale e ish-presidentit i cili dha dorëheqjen.