Është zbardhur mesazhi kërcënues që ka marrë shefi i krimeve të komisariatit të Gramshit në telefonin e tij, Sokol Novaku.

Mbrëmjen e sotme u bë e ditur se Novaku ka marrë kërcënime për jetën në numrin e tij të punës , dhe se denoncimi ishte bërë 2 ditë më parë. “Dosja.al” shkruan  se persona të paidentifikuar e kanë kërcënuar se do ta djegin të gjallë, e do ta bëjnë ushqim për derra, bashkë me familjen.

“..Do të bajm ushqim për derra, ty me gjithë familjen, do të djegim të gjallë. Kena për të q* robt, i ke ditët e numërume,” shkruhet në mesazhin që ka marrë Sokol Novaku.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re