Skip to content

“Në makinë vetëm 5% e trupit”, mediat italiane të tjera detaje për Pecorellin: Prokurori shqiptar që ndjek hetimet u infektua me Covid…

Detaje të reja dalin në dritë nga zhdukja e biznesmenit Davide Pecorelli në datën 6 Janar në zonën e Pukës, ku mjeti me të cilin ai udhëtonte u gjet i djegur.

Mediat në Itali shkruajnë se kockat e gjetura në makinë janë njerëzore, por ka shumë mister pasi në mjet është gjetur vetëm 5% e trupit. Për të zbuluar nëse mbetjet kockore i përkasin apo jo Pecorellit do të duhet të bëhet një analizë ADN-je në Itali, duke i krahasuar ato me vëllanë e zhdukur të biznesmenit italian.

Sipas mediave në vendin fqinj Prokurori shqiptar që ndjek hetimet, është infektuar me COVID-19 dhe kjo ka shkaktuar vonesa në mbledhjen e provave. Atij i duhet të qendrojë i izoluar të paktën deri ditën e hënë dhe më pas do të kthehet në krye të hetimeve.

E gjithë zhdukja e Pecorellit është e rrethuar me mister, partnerja e tij shqiptare menjëherë pas ngjarjes ka shitur një pjesë të bizneseve në Itali, ndërkohë që ka kërkuar të mbajë vëmendjen e mediave jashtë familjes së saj.

Sipas Fabrizio Paladino, mik i afërt i Pecorellit, gjatë një interviste për Fax news, Davide kishte ardhur për të bërë biznes në Shqipëri.

Sipas Paladinos, Pecorelli do të shiste një aparaturë në Shqipëri me vlerë 70 mijë euro një mjeku, për të cilën miku italian thotë se nuk ka dijeni mbi identitetin.

Miku i Pecorellit tha më tej se janë shumë pista që mbeten pa përgjigje nga hetuesit shqiptar, ndërkohë që e përkufizoi Daviden si një person shumë inteligjent dhe miqësor. (LEXO EDHE KETU)

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb