Skip to content

Gjykata Penale Ndërkombëtare ka juridiksion territorial në territoret palestineze

Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) vendosi sot se ka juridiksion mbi krimet e kryera në territoret palestineze.

“Sot, Dhoma Gjyqësore I e ICC-së vendosi me shumicë që juridiksioni territorial i Gjykatës për situatën në Palestinë, një shtet nënshkrues i Statutit të Romës së ICC-së, shtrihet në territoret e pushtuara nga Izraeli që nga viti 1967”, thuhet në një deklaratë të ICC-së.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Rezolutën 67/19 riafirmoi “të drejtën e popullit palestinez për vetëvendosje dhe për pavarësi në shtetin e tyre të Palestinës në territorin palestinez të okupuar që nga viti 1967”, thuhet në deklaratë.

Bazuar në rezolutën përkatëse të OKB-së, ICC vendosi se Gjykata ka juridiksion territorial në Gaza dhe në Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor.

Territoret palestineze, përfshirë Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, kanë qenë nën pushtimin izraelit që nga viti 1967. Pushtimi konsiderohet i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar.