Skip to content

Basha: Hapim një fakultet të ri mjekësie, rritje pagash për mjekët dhe infermierët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me disa mjekë.

“Hapi i parë, “Paraja ndjek pacientin” përmes kartës së pacientit. Hapi i dytë ka të bëjë me reformën e të gjithë hallkave që do ta japin këtë shërbim. Situata në spitale është në kolaps total. Shkak për këtë mendësia e gabuar që ka çuar drejt centralizimit total. Sa më shumë është centralizuar menaxhimi, aq më pak ka shkuar paraja tek pacienti. Paraja ka shkuar në koncesionet e famshme të shëndetësisë. Paraja ka shkuar te tenderat sekretë gjatë kohës së pandemisë”, tha Basha, dhe premtoi një fakultet të ri mjekësie.

“Hapim një fakultet të ri mjekësie”, tha Basha, ndërsa ritheksoi edhe njëherë paga 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët.