Skip to content

VIDEO/ Degjeneron sherri mes adoleshentëve në Pejë, vajza vazhdon të qëllohet me shkelma nga djemtë edhe pse e shtrirë në tokë

 

Një rrahje e fortë ka ndodhur midis disa personave në Pejë, që duken si adoleshentë, sipas videos të publikuar nga “Insajderi.Tv”.

Fillimisht sherri nis mes vajzash, të cilat kapen për flokësh me njëra-tjetrën. Djemtë ndërhyjnë t’i ndajnë, por sherri degjeneron më tej.

Në momentet e fundit të videos, djemtë shihen teksa shkelmojnë njërën nga vajzat e cila gjendet e shtrirë përtokë, por kjo nuk i bën ata të ndalojnë.

https://www.facebook.com/insajderi.tv/videos/783233012545817/?t=0