Skip to content

Sherr në Kurbin, qëllohet me thikë një 18 vjeçar. Autori largohet nga vendngjarja

Foto ilustruese

Më datë 06.02.2021, rreth orës 18:00 ,në rrugën fshatit Sanxhak,Kurbin është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi K.Gj.,18 vjeç, banues në Sanxhak,Kurbin,i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë është larguar nga vendngjarja .
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vijon…

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb