Zv-kryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar sqeverinë në lidhje me keqmenaxhimin e situatës Covid-19, duke theksuar se shqiptarët ndodhën si asnjëherë të tradhëtuar.
Duke theksuar se borxhi dhe mjerimi janë ulur këmbëkryq në ccdo familje shqiptare, numri dy i LSI-së i bën thirrje qeverisë t’i japë fund lënies së qytetarëve në mëshirë të fatit dhe i sugjeron marrjen e disa masave te menjehershme.
Deklarata e plote:
Shqiptarët po përballen në mënyrë të përditshme me kosto çnjerëzore të përballimit të shërbimit mjekësor, ku vetëm për shërbim mjekësor të përditshëm për të sëmurët me Covid, u duhet të shpenzojnë të paktën mbi 100 mijë lekë të vjetra në ditë, për të përballuar kurimin. Mjerimi dhe borxhet janë ulur këmbëkryq në çdo familje shqiptare. Kjo që po ju them e kjo që po ndaj me ju është prokupacioni i përditshëm i mijëra familjeve shqiptare, por edhe rrethit familjar të tyre, të cilët përpiqen me solidaritetin e tyre të bëjnë atë që qeveria që i ka tradhtuar nuk e bën.
Sot nuk ka një rimbursim, nuk ka një mbështetje ekonomike, nuk ka një ndihmë financiare, nuk ka asgjë. Të gjitha familjet e të sëmurët janë praktikisht në mëshirë të fatit. Dhe përveç katastrofës mjekësore, me dëmtim shëndeti e humbje jete, mjerimi ekonomik i cili nuk do të largohet për një kohë të gjatë nga familjet shqiptare është një fakt i kryer. Nuk mund të ecet përpara as një milimetër më tutje, duke i ikur pandemisë dhe duke bërë sikur në Shqipëri nuk po ndodh asgjë. Ju e shikon, nuk flasin për asgjë. Flasin për të ashtuquajturat suksese ekonomike që nuk ekzistojnë, ndërkohë që mjerimi është ky fakt që po ndaj me ju. Vazhdojnë turizmin elektoral lart e poshtë nga jugu në veri, flasin për lloj lloj realitetesh imagjinare, por për atë që është përditshmëria e mijëra e mijëra shqiptarëve, nuk thotë njeri asgjë.
Ai theksoi se humbjet e jetëve për fat të keq po bëhen fakt edhe për moshat shumë të reja, nga 25 deri në 45, në moshat më aktive. “Vetëm dje ka pasur zyrtarisht 15 humbje jete. Kjo strategji, kjo mënyrë sjelljeje, kjo lënie në dorë të fatit, është vërtetë një katastrofë, e cila po rëndon si asnjëherë më parë në historinë e tyre shqiptarët dhe ata ndodhen si asnjëherë të tradhtuar. Strategjia duhet të ndryshojë rrënjësisht, apo më mirë të themi të fillojë më në fund njëherë të vetme përballja me pandeminë. Duhet të ketë një strategji aktive. Të gjithë mjekët e shërbimit parësor të familjes dhe kushdo duhet të jenë aktivë me qytetarë dhe pacientët, që në shenjën dhe momentin e parë, pasi shumë raste pa kujdes shëndetësor po përkeqësohen dhe po humbin jetën dhe vijnë në një moment ku ata edhe mjekësia vetë nuk është në gjendje t’i ndihmojë më, vetëm e vetëm për shkak të lënies pas dore.
Pse janë të tilla, e pse nuk vlen asnjë lloj mase e re kufizuese, ndaluese e gjobitëse që ka vënë? Sepse çdo masë, ashtu sikurse në çdo shtet europian, e pa shoqëruar fort me testim, gjurmim, trajtim, kryerjen e dezinfektimeve masive, mbështetjen e madhe financiare, shërbimin shëndetësor në banesë, pa gjithë këtë tërësi masash, masat kufizuese e ndalimi në 6 pasdite, në 10 të darkës, apo 11 të drekës, nuk kanë dhe nuk do të kenë vlerë, ashtu siç ka ndodhur realisht, ku nuk i kanë bërë dot asgjë pandemisë, e cila vetëm është thelluar. Jemi vendi i vetëm në botë, ku pandemia vetëm shkon drejt rritjes. Të gjithë kanë pasur valën e ngjitjes së pandemisë, zbritjen e saj dhe ndonjë ri ngritje të lehtë, por i vetmi vend që rastet rriten e rriten pambarimisht, siç qe edhe piku djeshëm, është vetëm Shqipëria.
Shqiptarët vuajnë nëpër banesat e tyre, vuajnë hallin e tyre, ndërsa Edi Rama dhe zorzopët e tij bëjnë turizëm elektoral mashtrimesh të radhës. 25 prilli është një ditë kritike për të gjithë ne, sepse do të thotë që nëse nuk e vlerësojmë këtë ditë, do të jemi gjithmonë të tradhtuar, të vetmuar, të shkretuar e të mjeruar”, tha ai.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
