Ilustruese
Një paciente e infektuar me koronavirus ka sjellë në jetë një fëmijë i cili fatmirësisht gëzon shëndet të plotë, ndërsa gjendja shëndetësore e nënës paraqitet jo e mirë.
Sipas mjekes Alma Cani, nëna shtatzënë u shtrua me probleme pneumonie për shkak të COVID, dhe komplikacionet nga virusi sollën edhe lindjen e detyrueshme parakohe.
Foshnja është djalë dhe është dërguar në maternitetin “Koço Gliozheni”, ndërsa sipas mjekes, nëna është në parametra të qëndrueshme në oksigjen.
“Para 4 ditësh është shtruar në spital, është rëndë dhe vjen me pneumoni nga COVID. Në momentin e ardhjes gjendja ishte e rënduar dhe u trajtua me oksigjen. Ditën e djeshme nga problematika dhe komplikacionet ka pësuar arrest kardio-respirator ku u fut në frymëmarrje artificiale dhe në një kohë rekord brenda 45 minutash u realizuar provokimi i lindjes pasi gjendja që vjen si pasojë e COVID çon në rrezikun e situatës duke sjellë dhe humbjen e bebit.
Në këto kushte në bashkëpunim me kolegët e maternitetit “Koço Gliozheni” u realizua për 45 minuta asistenca në sallat tona të operacioni ku u bë lindja e bebit, një djalë, fatmirësisht çdo gjë shkoi më së mirë. Fëmija është transferuar në maternitet ku aty është dhe asistenca për bebet. Fëmija është mirë dhe nëna ruan mirë parametrat jetësor, ne po vazhdojmë ta mbajmë nën monitorim gjendjen e saj”- u shpreh mjekja Cani.
(S.D/Faxweb.al)
/faxweb
