Skip to content

Publikohet fotoja e biznesmenit të dënuar në Itali që mbeti i vrarë në Vlorë, ja dhe momenti kur familjarët shkojnë në vendngjarje (VIDEO)

Është bërë publike fotoja e Gentian Qarrit, i cili mbeti i vdekur mbrëmjën e kësaj të shtune, pas një atentati që u bë ndaj tij.

Persona të paidentifikuar qëlluan drejt viktimës në lëvizje me një mjet tip Toyota  dhe më pas u larguan. Makina e dyshuar si e përdorur në krim u gjend e djegur pranë pyllit të Sodës.

Viktima Gentian Qarri njihet si një tregtar kondicionerash në qytetin e Vlorës, ndërkohë, sipas burimeve, ai ka qenë i dënuar me 15 vite burg në Itali për trafik drogë, nga të cilat ka kryer vetëm 11.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme pranë Bibliotekës së Vlorës, në një orar kur lëvizja e njerëzve është e konsiderueshme.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kreh zonën në mënyrë që të gjejë prova në lidhje me autorët e dyshuar.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb