Skip to content

“Nuk kam fuqi të marr hak, ja lë Zotit drejtësinë”, flet djali i 57-vjeçarit që u rrah për vdekje nga shokët pas sherrit për partinë: Babai nuk merrej me politikë

 

Pelivan Sinarrapaj, 57-vjeçari i cili u rrah brutalisht nga shokët e tij pas një sherri për çështje “tifozërie politike” ndërroi jetë në spitalin e Traumës në kryeqytet mbrëmjen e djeshme.

Në një prononcim për FaxNeës, djali i të ndjerit Farmir Sinarrapaj ka hedhur poshtë aludimet se babai i tij është rrahur për motive politike, pasi sipas tijiI ati ishte një person që nuk e lidhte asgjë me politikën.

Sipas tij babai kishte dal për të blerë fruta perime dhe kishte pirë një kafe me disa shokë, por jo me ata të cilët e rrahën brutalisht.

Përmes kamerës së FaxNews, i riu kërkon drejtësi për babain nga organet kompetente, dhe nëse një gjë e tillë nuk ndodh atëherë ai ja lë zotit pasi nuk ka fuqi të marrë hakë.

“Më quajnë Fatmir Sinanrrapaj. Babai ka dalë për të blerë disa fruta për ti mbjellë në shtëpinë që kemi në Çorrush të Mallakastrës. Babai im nuk ka qenë i pirë me këta dhe nuk merrej kurrë me politikë. E kanë prerë në besë. Duke ngrënë duke pirë bashkë kanë debatuar në lokal dhe më pas duke ardhur për në shtëpi e kanë goditur me shfra hekuri 3 persona, Ferdinant Myrtaj, Festimi dhe ai personi tjetër që nuk e mbaj mend. Këta të tre nuk kanë qenë duke pirë bashkë me babain tim. Prokuroria i ka liruar të tre këta persona, por di të them që babai ka pasur një konflikt me Ferdinantin, por nuk e di për çfarë.

Unë kërkoj drejtësi për babain, dhe ata të marrin dënimin që meritojnë.  Unë hak nuk marr dot se nuk kam fuqi. Në vendin tonë ku ka dhe korrupsion dhe janë dhënë dhe lekë drejtësinë ja lë zotit”, tha i biri i të ndjerit.

Si ndodhi ngjarja?

Kujtojmë se në datën 29 janar Pelivan Sinanrrapaj së bashku me 3 shokët e tij Fitim Zekaj 42 vjeç, Festim Alimetaj 53 vjeç dhe Ferdinand  Meraj 44 vjeç ishin ulur në një lokal në Ballsh, ku u çuan të dehur për aty.

Konflikti ndodhi për arsye politike, ku Sinarrapaj në një moment gjatë rrugës që po kryenin sëbashku, filloi të shprehej se ishte mirënjohës ndaj bashkisë pasi i punësoi gruan.

Kjo bëri që ai të rrihej brutalisht dhe të lihej në mes të rrugës në gjendje të rëndë nga shokët e tij./faxweb