VIDEO/ Shënoi tripletë për 3 minuta/ Kosovare Asllani vendos “rekord të pathyeshëm” me Real Madridin, njërin nga golat e shënoi në stilin e CR7-ës

 

Futbollistja shqiptare,  Kosovare Asllani vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Real Madrid.

Ditën e djeshme Asllani ka realizuar tre gola në ndeshjen që Real Madrid fitoi 3-1 kundër Valencias.

Ajo kompletoi tripletën brenda tre minutave, duke shënuar gol në minutën e 67’, 68’ dhe 70’.

Goli i parë nga gjuajtja e lirë ishte si dikur kur shënonte Cristiano Ronaldo, teksa goli i dytë ishte gjithashtu i bukur, ku realizoi me parabolë.