Skip to content

Incidenti me alpinistët/ Prefekti i Gjirokastrës: 17-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ja si e theu këmbën

Prefekti i qarkut të Gjirokastrës, Odise Kote në një lidhje për Faxnews ka bërë me dije se alpinistët janë shpëtuar nga mali i Morganës, ndërsa 17-vjeçari Ergys Kaçi është dërguar me urgjencë në spital ku po merrë ndihmën e parë.

Kote bëri me dije se i mituri ka rënë nga një lartësi dhe është përplasur me një shkëmb duke thyer këmbën.

Gjithashtu Kote ka bërë me dije se asnjë alpinistë tjetër nuk është lënduar, ndërsa pasi janë shpëtuar janë nisur drejt banesave të tyre.

(R.G/Faxweb)

/faxweb