Skip to content

25 Prilli/ Rama mbledh sot deputetët e PS-së, kërkon 75 mandate në zgjedhje

Kur na ndajnë edhe pothuajse 10 javë nga zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, kreu i qeverisë Edi Rama do të mbledhë paraditen e sotme grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Takimi pritet që të nisë rreth orës 08;30 në ambientet e selisë rozë, ku të pranishëm do të jenë të gjithë deputetët e PS-së që janë pjesë e Kuvendit.

Ndërkohë që pothuajse çdo javë Rama zgjedh të mbledhë drejtuesit politikë në qarqe, për të ndarë edhe detyrat e fushatës, që duket se ka nisur parakohe, për socialistët që synojnë mandatin e tyre të tretë.

Objektivi që është shpallur derimë tani nga Rama, është fitimi i 75 mandateve në zgjedhjet e ardhshme, për ta drejtuar edhe katër vite të tjera vendin me një timon.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb