Skip to content

Rikthehen reshjet e shiut, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti në vend për ditën e sotme parashikohet të jetë kryesisht i vranët me intervale të pakta kthjellimi në pjesën bregdetare dhe qendrore, kryesisht në mbrëmje.

Parashikohen reshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Intensitet i lartë në formë rrebeshesh shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike në pjesën veriore dhe bregdetin perëndimor në pjesën e parë të ditës.

Pasdite reshjet intensifikohen në bregdetin jugperëndimor në formë stuhish. Do ketë borë në majat e maleve në veri e verilindje. Në pjesën e dytë të ditës intensiteti i reshjeve ulet.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim me shpejtësi 1-10 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore të vendit do ketë erë me rrahje dhe relativisht intensive dhe shpejtësi të cilat arrijnë deri në 15-20 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 5-6 me lartësi vale 1.0-2.5 metër.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 12/14 re shi

Kukës 9/13 re shi

Lezhë 8/11 re shi

Dibër 6/10 re shi

Durrës 10/16 re shi

Tiranë 10/16 re shi

Elbasan 9/15 re shi

Berat 10/14 re shi

Vlorë 12/16 re shi

Korçë 6/10 re shi

Gjirokastër 6/13 re shi

Sarandë 11/15 re shi.