Në orët e para të mëngjesit të sotëm një makinë është djegur në Durrës.
Policia njofton se është djegur pjesërisht mjeti tip “Smart”, në pronësi të shtetases S. B., 20 vjeçe.
Njoftimi i policisë:
Më datë 08.02.2021, në orën 03:10, në lagjen nr.5, Durrës, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike, është djegur pjesërisht mjeti tip “Smart”, në pronësi të shtetases S. B., 20 vjeçe.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
