Maratonomaku i njohur shqiptar Sotir Qiriaqi ka humbur bashkëshorten e tij pasi ishte infektuar nga Covid-19 dhe nuk mundi ta fitonte betejën.
Këtë lajm të trishtë e ka bërë të ditur vetë atleti i njohur në postimin e tij në rrjetet sociale duke i dedikuar këto fjalë: “Lori gjysma ime më e mirë u largua sot nga unë përgjithmonë, mbas një beteje me COVID. Nuk rezistoi dhe u nda nga jeta, nga unë, nga të dashurit dhe miqtë tanë”, shkruan ai.
Covidi ia la historinë në mes dy të dashuruarve, pasi atleti i njohur ishte shumë i lidhur me bashkëshorten e tij dhe këtë e shprehte edhe në rrjetet sociale. Tani ajo i ka lënë vendin bosh dhe asgjë s’do jetë më si më parë.
Sotir Qiriaqi ishte një atlet i famshëm jo vetëm se merrte pjesë nëpër gara brend dhe jashtë vendit por dhe për vullnetin e tij të hekurt, pavarësisht moshës së tij të madhe.
/faxweb
