Skip to content

Emri/ Kjo është diplomatja shqiptare e dëbuar nga Rusia

Rusia ka vendosur të dëbojë sot nga vendi një diplomat shqiptar.

Bëhet fjalë për sekretaren e 2-të të ambasadës shqiptare në Moskë.

Ajo është Jonida Drogu, e cila shërbente prej disa kohësh më ambasadën shqiptare.

Ministria e Jashtme Ruse ka bërë të ditur se diplomatja duhet të largohet brenda 72 orësh nga Rusia.

Dëbimi i Drogut është bërë si hakmarrje pas dëbimit të diplomatit rus në Tiranë.