Skip to content

Kërkesa e habitshme e aleatit të Bashës, Jenisheri: Pensionistëve në lagje po u jepen lekë për votën! Të vendosen detektivët privatë

Deputeti opozitar i dale nga listat e PD si aleat i Lulzim Bashes, Selami Jenishehri tha gjatë fjalës së tij në Kuvend se partitë politike po tentojnë të korruptojnë pensionistët në lagjet e pallateve, duke u ofruar 30 mijë lekë të vjetra për votën.

Jenishehri që është njëkohësisht edhe kryetari i partisë së Pensionistëve të Bashkuar, tha se ‘ka dyshime të besueshme”, për atë çka po ndodh, ndaj kërkoi që Parlamenti të votojë ligjin për detektivin privat.

“Kam informacionin e duhur dhe dyshime të besueshme, se kush janë pensionistët që në lagje u thuhet do të japim lekë dhe votoni për ne.

Nëse detektivi privat do të aprovohet nga ky parlament, ne do ta vendosim në pozita më të mira 5 prillin”, tha Jenisheri.