Kryedemokrati Lulzim Basha ka përsëritur edhe një herë një nga pikat e planit ekonomik të Partisë Demokratike nëse vjen në pushtet pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Basha shprehet i vendosur se do të dyfishojë menjëherë asistencën ekonomike të gjitha familjeve në nevojë.
“Unë angazhohem t’u dyfishoj menjëherë asistencën ekonomike për të gjitha familjet në nevojë.
Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërinë. Me 25 prill Shqipëria Fiton! 🇦🇱✌️”, deklaron Basha.
/faxweb
