Lideri i opozitës Lulzim Basha e ka nisur ditën me një mesazh për zgjedhjet e 25 prillit.
Basha thotë se “së bashku shqiptarët do të sjellin shpresë të re për Shqipërinë”.
Ditën e djeshme në prezantimin e programit për mirëqenien sociale, Basha premtoi se do të angazhohet të dyfishojë menjëherë asistencën ekonomike për të gjitha familjet në nevojë.
Kreu i PD shpjegoi se do të subvencionohen në masën 100% të interesit të kredive bankare që 20 mijë familje të reja do të marrin për banesat e tyre.
Basha premtoi se çdo familje do të përfitojë për çdo të porsalindur një pagesë mujor prej tre mijë lekësh të reja, për pesë vitet e para të jetës.
