Skip to content

Reshjet intensive të shiut shkaktojnë rrëshqitje të dherave në Currila, bllokohet rruga nga pishat e shkulura (VIDEO)

Rrëshqasin përsëri dherat në zonën e Currilave. Reshjet e shiut të këtyre 2 ditëve kanë shkaktuar rrëshqitje të reja të argjilës, sasi të mëdha të të cilës kanë përfunduar në rrugë.

Sikundër mund të shihet edhe nga pamjet e siguruara nga “FaxNews”, së bashku me grumbujt e dherave kanë përfunduar në rrugë edhe pisha të shkulura që janë rrezuar dhe spostuar drejt fundit te kodër currilave.

Po ashtu janë dëmtuar dhe kanë përfunduar në rrugë edhe pjesë e rrjetave metalike të vendosura për të frenuar rrëshqitjet.

Nga konstatime rreth 10 rrënjë të pemëve janë të shkulura. Çarjet e rrugës janë dhe në anën e kundërt të asfaltit që mund të jetë rrezik potencial edhe për dëmtimin e rrugës.

(E.G/Faxweb.al)

/faxweb