Pasditen e së enjtes, në ishujt Hawai shpërtheu vullkani Kilauea duke detyruar evakuimin e rreth 1.700 njerëzve.

Më parë këtë javë, gjeologët regjistruan në zonë më shumë se 250 tërmete në 24 orë, shkaktuar nga rrëzimi i kraterit në pjesën lindore të vullkanit. Shumica e tërmeteve të regjistruara nuk ishin të forta, përveç atij që ishte 4.2 gradë.

Gjithashtu u paralajmërua se shpërthimet vullkanike mund të përmbajnë përqëndrime potencialisht vdekjeprurëse të dioksidit të squfurit.

Guvernatori i Hawai-t, David Ige dërgoi trupa në fushë dhe përsëri përkujtoi popullatën për të dëgjuar udhëzimet e Agjencisë së Mbrojtjes Civile.

Kilauea është një nga vullkanet më aktive në botë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re