Skip to content

Strasburgu rrëzon anikimimin e ish-gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, ministrja Gjonaj: Tregon kushtetueshmërinë e veprimtarisë së institucioneve, të vendosur në zbatimin e reformës

Gjykata Europiane e Të Drejtave të Njeriut në Strasburg ditën e sotme ka rrëzuar çështjen e ngritur nga ish-Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, në lidhje me procesin e Vettingut të gjyqtarëve.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar në lidhje me këtë vendim duke theksuar se janë të vendosur për të mbështetur zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri

“Vendimi i sotshëm i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut tregon edhe njëherë kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë e veprimtarisë dhe funksionimit të institucioneve të Vettingut dhe reformës në drejtësi! Të vendosur për të mbështetur zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri“, thotë Gjonaj.