Skip to content

“Gatuan me këpucë të shtunën mbrëma”! Basha reagon ndaj Ramës: Me piperin ishte në rregull domethënë?

Pak ditë më parë, një video e Lulzim Bashës duke gatuar për familjen i veshur me xhinse dhe me kepuce, bëri bujë në rrjet.

Video u filmua nga bashkëshortja e Bashës dhe u hodh në Instagram pa lejen e këtij të fundit.

Momentin e gatimit me xhinse dhe këpucë e komentoi me ironi edhe kryeministri Rama paraditen e sotme.

 “Përgëzoj të gjithë ata burra që gatuajnë, Është sinqerisht për t’u admiruar një njeri që gatuan me këpucë…dhe që gatuan me këpucë të shtunën mbrëma”, deklaroi Rama.

I pyetur nga gazetarët mbi komentin e Ramës, Basha zgjodhi të përgjigjej shkurt.

Siç duket, duke reflektuar pas kritikave në rrjet që thonin se e kishte tepruar me piperin në ushqim, Basha dha këtë përgjigje”

“Me piperin ishte në rregull domethënë??”, tha Basha