
Vijon edhe këtë premte aksioni i Forcave speciale në Elbasan.
Operacioni i gjere, i drejtua nga Drejtori i Përgjithshëm, Haki Çako, vjen pas goditjes se një makine te policisë, nga një mjet i blinduar.
Një dite me pare, gjate aksionit te specialeve te mbështetura edhe nga policia lokale, u kontrolluan imtësisht ambiente te ndryshme. Ndërkohë u shoqëruan per verifikim 27 persona.
Vitet e fundit Elbasani ka qene arene e përplasjes mes grupeve te ndryshme rivale e per pasoje janë shënuar disa viktima.