Skip to content

Situata me Covid-19/ Numër i madh rastesh të reja në qarkun e Beratit, mes tyre të rinj dhe pensionistë

Qarku i Beratit ka raportuar 47 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, në një kohë kur Shqipëria regjistroi sot numrin më të lartë të rasteve ditore, plot 1230.

47 raste pozitive në rang qarku i përkasin 25 Beratit, 11 Urës-Vajgurore, 5 Kuçovës, 4 Skraparit dhe 2 Poliçanit.

Rastet:

-1 mësues në shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani”,

-1 mësuese në shkollën e mesme të muzikës “Ajet Xhindole”,

-1 mësues në shkollën mekanike “Stiljano Bandilli”.

-4 nxënës në shkollën mekanike “Stiljano Bandilli”.

-2 infermiere në Qendrën Shëndetësore në fshatin Rroshnik,

-1 infermiere në Qendrën Shendetësore në fshatin Samaticë,

-1 infermiere në Qendrën Shëndetësore në fshatin Kutalli.

36 rastet e tjera rezultojnë tē jenë raste kontakti, mes tyre të rinj dhe pensionistë.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb