Interi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0 me 0 në Torino mbrëmjen e sotme.
Në këtë mënyrë është Juventusi skuadra që do të luajë në finale të Kupës së Italisë kundër njërës nga dyshja Napoli-Atalanta.
Gjysmëfinalet e këtij kompeticioni u luajtën me nga dy ndeshje. Ndeshjen e parë e fitoi Juventusi me rezultatin 2 me 1.
Në ndeshjen e luajtur me 2 shkurt në Milano, ishte Lautaro Martinez ai që hapi serinë e golave , por Juventusi iu përgjigj me Cristiano Ronaldon që shënoi dy herë, golat e të cilit rezultuan vendimtarë për kualifikimin në finale.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb