Skip to content

Përdorën bllokues valësh për të grabitur paratë që ndodheshin brenda automjetit, prangosen hajdutët profesionistë në Durrës

Ilustruese

Njoftimi i plotë i policisë: DVP Durrës/ Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Përdornin bllokues valësh në momentin e mbylljes së mjetit dhe tentuan të vidhnin para brënda në mjet, por u pikasën nga Policia dhe u vunë në pranga 2 shtetas.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë u arrestuan në flagrancë shtetasit E. H.(M)., 26 vjeç dhe I. S., 24 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, pasi në Fushë Krujë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vjedhin një shumë lekësh brënda automjetit në pronësi të shtetasit K. Xh., duke përdorur një bllokues valësh në momentin e mbylljes së mjetit, por janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, të cilët kanë bërë kapjen në flagrancë dhe shoqërimin e tyre në ambientet e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

/faxweb