Skip to content

Policia shkon t’a gjobisë për maskën, Kryemadhi përplaset me efektivët në Elbasan. Shoqërohet në Komisariat

Një situatë e pakëndshme ka ndodhur për kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin, ditën e sotme në Elbasan, teksa ka qenë duke zhvilluar një takim për arsimin në këtë qytet. Kryetarja e LSI-së është shfaqur pa maskë, teksa po zhvillonte takimin me një grup qytetarësh, në një ambient të mbyllur, ndërkohë që efektivët e policisë kanë shkuar për ta gjobitur.

Disa policisë i janë afruar kryetares së LSI-së, duke i kujtuar se nuk lejohen grumbullimet më shumë se 10 veta në bazë të protokollit anti-covid. Ata po ashtu iu kujtuan përfaqësuesve të LSI-së vendosjen e maskave.

Kryemadhi nuk ka pranuar që të vendosë maskën, ndërkohë që u është drejtuar efektivëve që të merren me ba ndat. ‘Vendosni gjo bën dhe do t’u drejtohem gjykatave administrative. Merruni me ba ndat pastaj ejani na vendosni gjo bat. Mos u bëni ushtar as të Taulantit as të dikujt tjetër.’- ju drejtua Kryemadhi. Pas kon filktit ver bal në Bradashesh për mos mbajtjen e maskës, kryetarja e LSI-së është shoqëruar në komisariatin e Elbasanit.

Kryeministri Edi Rama një ditë më parë reagoi as hpër ndaj mosrespektimit të masave anti-COVID nga politikanët gjatë fushatave elektorale, ku tha se kjo gjë është e patolerueshme.